Lotaria "Powerball", shitësja e biletës fituese: Ende nuk e dimë fituesin

Andrea Shin është shitësja në një dyqan të vogël e biletave të lotarisë. Nga dyqani i saj u shit edhe bileta fituese e llotarisë "Powerball" në vlerën e 429.6 milionë dollarëve. Ajo tha se pavarësisht se fituesit janë shpallur, ende askush nuk ka ardhur për të lajmëruar fitoren. Ndonjëherë sipas saj, fituesi shfaqet pas disa muajsh. Fituesi apo fituesja në fakt ende nuk është identifikuar."Ndonjëherë fituesve i duhet shumë kohë përpara se të vijnë tek ne. Ndoshta ende nuk e kanë marrë vehten. Dua thjesht t'i uroj fitoren dhe shpresoj që bileta fituese dhe çmimi t'i sjellë vetëm gjëra pozitive në jetë. E di që kjo llotari të ndryshon jetën dhe se në New Jersey gjithçka mund të ndodhë" tha ajo.Shitësit të cilët arrijnë të shesin sasinë më të madhe se të tjerët të biletave për llotarinë kombëtare, gjithashtu vlerësohen me nga një bonus dhe Andrea fitoi 30 mijë dollarë mqs kishte shitur biletën fituese.Ende asnjë person nuk është prezantuar si fitues i jackpotit, ndonëse bileta është shitur në New jersey.Jackpoti i javës së shkuar në vlerën e 429.6 milionë dollarëve është shuma më e madhe e llotarisë amerikane që nga muaji janar, kur tre bileta ndanë bashkë çmimin rekord 1.6 miliardë dollarë.Shanset për të fituar powerballin janë 1 në 292 milionë. Sipas ekspertëve amerikanë, më shumë shanse ka që një amerikan i thjeshtë të zgjidhet President i SHBA sesa t'ju bjerë llotaria./Oranews.tv/