72 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2016, 22:26
Dalijnder Kaur, 72 vjeç nga Amritsar në Indi, solli në jetë një djalë të shëndetshëm, në 19 Prill 2016.Ajo dhe bashkëshorti i saj 79 vjeçar, Mohinder Singh Gill, të martuar që prej 47 vitesh- vendosën të merrnin trajtim për të qënë fertil pas përfundimit të një mosmarrëveshjeje në familje.Gill, një fermer tha për Metro: “U ndjeva keq që nuk isha i aftë për të prodhuar një fëmijë. Pas disa kohësh ne provuam të bënim një fëmijë, edhe një herë tjetër”.Çifti ka udhëtuar nga shtëpia e tyre që në 2013 në Punjab për në Qendrën Kombëtare të Fertilitetit në Hisar për tiu nënshtruar trajtimit IVF.Nëna e re, Daljinder, është mëse e lumtur që solli në jetë një djalë, emri i të cilit është Arman Singh.
/Oranews.tv/