Jennifer Lawrence pengohet në tapetin e kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 22:02
Jennifer Lawrence ende nuk e ka perfeksionizuar artin e të ecurit në tapetin e kuq.Aktorja dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të bardhë të Dior kur mbërriti në premierën e X-Man në Londër mbrëmjen e së hënës – derisa në një moment përjetoi një moment të sikletshëm dhe u pengua.Fatmirësisht për 25 vjeçaren,ajo u mbajt në shpatullën e dikujt dhe nxitoi për tu future brenda ndërtesës BFI IMAX ku e prisnin kolegët e saj, James McAvoy, Olicia Munn dhe Sophie Turner.Kjo nuk është hera e parë që Jennifer rrëzohet në një event publik.Lawrence pushtoi mediat në nëntor të 2015 kur u filmua teksa ra gjatë premierës së Hunger Games:Mockingjay Part 2 në Madrid.
/Oranews.tv/