Italy Hair Fashion sjell në Tiranë parukierin me famë botërore, Filippo Sepe
Distributori shqiptar Italy Hair Fashion sjell në Tiranë në një seminar dy ditor, dy mjeshtrat e estetikes dhe parukerisë italiane me famë botërore, Filipo Sepe dhe Giuseppe ScognamiglioTashmë Italy Hair Fashion përvec produkteve cilësore të parukerisë, kujdeset që parukieret të trajnohen nga profesionistë në trajtimin dhe kurimin flokëve.Vëmendje të veçantë iu kushtua artit të stilimit të nuseve me modelet më të reja të modës nga parukieri Filippo Sepe, ndërsa Giusseppe Scognamiglio tregoi talentin e tij në përdorimin e fijeve zgjatuese për flokët.Guiseppe Scognamiglio: “Sot kemi prezantuar risitë më të fundit për kujdesin dhe stilimin e flokëve. Është hera e parë në Shqipëri por shoh që ka shumë interes ndaj besoj që mund të kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Jemi entuziastë që të sjellim estetikën italine edhe në Shqipëri ndëpërmet Italia Hair Fashion”.Në seminar morën pjesë afro 1000 parukierë nga vendi dhe rajoni, për të implementuar këto risi edhe në sallonet e tyre./Oranews.tv/