Katie Holmes u nda nga Cruise me frikën se përfundonte si Nicole Kidman

Për herë të parë është dëgjuar edhe zëri i babait të liderit të fesë Sientology, Ron Miscavige, i cili bëri deklaratën më shokuese ndonjëherë. Ai zbulon arsyen e vërtete që fshihet pas ndarjes së ciftit Hollywoodian, Katie Holmes dhe Tom Cruise. Ka qenë aktorja ajo që vendosi të divorcohet nga Tom, vetëm për mirëqenien e vajzës së tyre Suri.Ron shprehet se frika më e madhe e Katie Holmes ishte se mund të përfundonte në të ardhmen si Nicole Kidman. Nicole dhe Tom në momentin që ishin të martuar besonin në fenë e Sciontology, dhe me këtë frymë rritën edhe dy fëmijët e tyre të adoptuar Bella dhe Connor. Sipas Katie, ka qenë kjo fe ajo që ftohu marrëdhëniet nënë e bijë. E si përfundim Bella nuk flet më me Nicole.Ron tani 80-vjeç, që ka hequr dorë nga kjo fe, shton më tej në deklaratën e tij, se Katie përkrahë Tom Cruise e vuri feja. Ata kanë bërë intervista me femra të ndryshme për t’i gjetur një të dashur të re Tom dhe u zgjodh pikërisht Katie.Aktorja asnjëherë nuk ka qenë dakord me vendimin e Tom. Prej vitesh ai e ka lënë veten në dorë të Scientology, dhe ata kontrollojnë gjithcka në jetën e tij. Tashmë Cruise nuk ka më jetë personale, ajo i përket kësaj feje.33D8B3EE00000578-3573852-image-a-2_1462454620875/Oranews.tv/