Detyrat fantastike të mësueses e bëjnë atë një heroinë në internet
Këtë javë në Britaninë e madhe, nxënësit 10 dhe 11 vjeçarë do i nënshtrohen 6 testimeve të SAT.Sipas statistikave më të fundit 90% e fëmijëve vendosen nën presion për të dhënë më të mirën e tyre. Por Znj. Thom në shkollën Buckleberry të Londrës, gjatë orës së saj të leximit i ka dhënë nxënësve detyrat më fantastike për javën – dhe sigurisht nuk ishin ato që fëmijët prisnin.Letra e cila është shpërndarë në faqen Eyfs Matters në Facebook është bërë virale duke marrë 60 mijë share në vetëm dy ditë.Detyrat për të hënën e datës 9 Maj:Na kanë mbetur vetëm pak ditë para provime të SAT dhe është shumë e rëndësishme ta përdornin kohën me kujdes në fundjavë. Këto janë detyrat tuaja për fundjavën. Ju lutem përfundoni sa më shumë që mundeni prej tyre.1-Bëni një shëtitje me biçikletë apo motor scooter2-Lexoni një libër3-Buzëqeshni4-Hani Haribo ose akullore5-Kaloni kohën me njerëzit që doni6-Qeshni aq sa t’ju dhëmbë barku7-Dilni jashtë dhe shijoni kohën8-Shkoni për not ose dilni shëtitje9-Kaloni kohën duke u marrë me atë që ju pëlqen më shumë10-Pushoni11-Takoni miqtë12-Vraponi deri sa të mos keni më fuqi13-Gatuani14-Hani akoma më shumë Haribo ose akullore15-Luani në kopsht16-Bëni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë
/Oranews.tv/