Kaley Cuoco finalizon divorcin në mënyrë të zgjuar

Aktorja Kaley Cuoco ka finalizuar më në fund divorcin nga Ryan Sweeting në mënyrë të zgjuar. Si e ka bërë këtë? Sigurisht që me anë të kontratës paramartesore që ajo firmosi që në fillim.Edhe përse Ryan ka përfitimet e tij, nga ndarja më e fituara është aktorja. Kaley ka mbrojtur pasurinë 72 milionë dollarëshe, dhe në kontratë parashtrohet qartë se Ryan nuk ka të drejtë të prekë asnjë qindarkë as gjatë martesës dhe as në divorc.Aktorja po ashtu do të mbajë shtëpinë e tyre në Tarzana dhe një vilë në bregdetin e Santa Barbara. Ndërsa Ryan nuk është treguar i kujdesshëm në momentin e formulimit të pikave të kontratës me Kaley, në rast divorci thuhet se ai do të marr si shpërblim 165 mijë dollarë, dhe aktorja do të paguajë faturën 195 mijë dollarëshe për dy trajnerët e tij personal.Çifti u martuan bashkë më 2013 shumë të lumtur e të dashuruar, por kjo lumturi zgjati për vetëm 21 muaj. Për të nderuar edhe datën e martesës së tyre aktorja e famshme Kaley Cuoco gdhendi tatuazh datën, të cilën tani e ka mbuluar me një flutur.0509-kaley-cuoco-ryan-sweeting-split-footer-3/Oranews.tv/