Anija "Adonia" rikthehet nga Kuba në SHBA
Qindra turistë u emocionuan më 3 maj kur anija "Adonia" mbërriti në brigjet e Havanës, për herë të parë që nga fillimi i revocucionit kubanez në vitin 1959 duke shënuar edhe udhëtimin e parë detar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.Anija krocere "Adonia", një anije e vogël me mbi 700 pasagjerë në bord, u rikthye në portin e Miamit, pas Havanës, e pasi qëndroi atje për 5 ditë me rradhë.Për kubanezo-amerikanët por edhe për shumë pasagjerë të tjerë, ky ishte udhëtimi i jetës."Ishte thjeshtë e pabesueshme dhe u ndjeva shumë e mirëpritur nga njerëzit e mi. Ishte e jashtëzakonshme. Nuk do ta harroj kurrë" tha Celia Mena."Ishte një ëndërr e bërë realitet sepse ishte një dhuratë nga fëmijët e mi. Jam martuar me një grua me kombësi kubaneze dhe udhëtimi me këtë anije ishte shumë emocionues. Të gjithë qanë. Kubanezët, jo kubanezët, amerikanët, të gjithë" tha Mauricio Calatayud."Adonia" ishte anija e parë që lundroi drejt Kubës nga Shtetet e Bashkuara, që prej revolucionit të Fidel Castros në vitin 1959. Këto udhëtime me krocere drejt Kubës mund të gjenerojnë të ardhura deri në 300 milion ëdollarë për kompanitë dhe 88 milionë dollarë në Kubë vetëm për sezonin turistik 2016-2017./Oranews.tv/