Gruaja futet në burg pasi përgjigjet me dy fjalë në Facebook
Një grua rrezikon të kalojë deri në 15 vite në burg pasi iu përgjigj me dy fjalë një mesazhi privat në Facebook.Partnaree Chankij u lirua sërish pasi pagoi garancinë. Ajo u arrestua për shkak të ligjeve të ashpra Lese - majesté të Tailandës, të cilat ndalojë kritikat – të vërteta apo të marra me mend- ndaj monarkisë.Këshilli Kombëtar për Rregullin dhe Paqen , këmbënguli se kishte prova të mjaftueshme se Patnaree kishte shkelur ligjet lese-majste, raporton Bangkok Post.Ajo u përgjigj me “ja” dhe “hur” – e ngjashme me “yeah” dhe një shprehje psherëtime – ndaj një mesazhi që konsiderophet fyes ndaj familjes mbretërore.Mesazhet mes Patnaree dhe një të dyshuari tjetër, Burin Intin, i cili gjithashtu u arrestua, u zbuluan nga Policia e Krimit Teknologjik./Oranews.tv/