7 vjeçari që rriti flokët për t’ja dhuruar pacientëve me kancer, diagnostikohet me kancer
7 vjeçari Vinny Desautels, i cili shpenzoi dy vite duke rritur flokët e tij për t’ja dhuruar pacientëve me kancer, është diagnostikuar me kancer.Vogëlushi nga Roseville, Kaliforni ishte tepër i entuziazmuar që po ndihmonte të sëmurët– pavërësisht se shokët e tallnin në shkollë sepse ngjante si vajzë.“Dua të ndihmoj njerëzit që ata të mos shkojnë më në spital dhe të luftojnë kancerin,” – u shpreh Vinny për FOX 40.Për fatin e tij të keq, shumë pak pasi përfundoi misionin e tij dhe preu flokët bjondë e të gjatë, Vinny dhe familja e tij zbuluan se kishte kancer të shkallës 4.Mjekët ende po përpiqen të kuptojnë llojin e saktë të kancerit të tij, pasi gjetën gjendra në belin e tij, në kockën rreth syve dhe të faqes së djathtë, deklaron babai Jason.
/Oranews.tv/