Çelet ekspozita për 60 vjetorin e Eurovizionit

"Good Evening Europe" ekspozita zyrtare e 60 vjetorit të festivalit të këngës së Eurovizion, është çelur në muzeun ABBA në Stockholm të Suedisë, vetëm pak ditë përpara natës finale të këtij eventi të madh muzikor.Kostumet e veshura nga artistë të ndryshëm si Conchita Wurst (2013), Verka Serduchka (2007), Celine Dion (1988) spo Johnny Logan (1987) janë pjesë e kësaj shfaqje, për të treguar historinë ndër vite të festivalit europian të këngës.Në seksione të tjera, të gjithë vizitorëve do tju jepet mundësia që të dëgjojnë edhe hitet më të mëdha, këngët që kanë triumfuar në Eurosong ndër vite, këngët më të klikuara apo videot që janë ndjekur nga miliona vetë në Europë dhe përtej saj.Bjorn Ulvaeus, këngëtar dhe kompozitor suedez, ish anëtar i ABBA, fitues i festivalit të këngës në Eurovizionin e vitit 1974, e celi zyrtarisht ekspozitën në Stockholm.Me një vështrim pas në 60 vite spektakël e këngë, Ulvaeus tha se ky konkurs promovon shumë këngë, që ndër vite janë shndërruar në hite."Shumë prej këngëve fituese kanë zgjatur ndër dekada si "Puppet on a String" apo "Volare". Ky është Eurovizioni apo jo" tha ai duke iu referuar kontributit të bërë në vitin 1958 nga Italia, që erdhi e treta në këtë konkurs por u bë superhit ndërkombëtar apo kënga e britanikes Sandie Shaë në vitin 1967."Dhe më duhet të them dhe spo e them sepse ajo është këtu por mes të preferuarave të mia është kënga suedeze "Fremling" shtoi Ulvaeus rreth artistes suedeze Carola Haggkvist, që iu bashkua në inaugurimin e ekspozitës.Haggkvist e ka përfaqësuar Suedinë tre herë në festivalin Eurosong, në vitin 1983 kur zuri vendin e tretë, në vitin 1991 kur fitoi dhe në vitin 2006 kur doli në vendin e 5-të."Të fitoja festivalin e këngës në Eurovizion për mua ishte diçka vërtet shumë e madhe. Kur konkuroja në vitin 1983 isha vetëm 16 vjece dhe erdha në Mynih, ndihesha fituese sepse ishte një sukses shumë i madh për mua. Më pas fitova në vitin 1991 dhe ai moment ishte realizimi i një ëndëree" tha Haggkvist."ËShtë dicka që ti fiton dhe ndihesh e lidhur me Europën në një mënyrë krejt ndryshe nga më parë. Është ndryshe të kesh një këngë hit dhe është ndryshe që atë hit ta këndosh në këtë festival, në një atmosferë krejt tjetër. Duhet të shkëlqesh dhe kjo është punë e përbashkët" shtoi këngëtarja.Festivali i këngës në Eurovizion ka nisur si traditë për herë të parë në vitin 1956 nga Unioni Europian si një përpjekje për të lidhur edhe më shumë e për të forcuar marrdëdhëniet mes vendeve europiane. Më shumë se 1400 këngë kanë performuar gjatë historisë së këtij kompeticioni.Vitin e shkuar fituesi ishte Mans ZelmerloW, një këngëtar i muzikës pop në Suedi dhe do të jetë pikërisht Mans ai që do të prezantojë edhe natën finale të Eurosong më 14 maj në Arenën Globale të Stockholmit._K3_6394-2/Oranews.tv/