OKB dhe Rusia bisedime për paqen në Siri
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, si dhe i deleguari special i OKB-së për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë, Stafan De Mistura, po zhvillojnë bisedime për të vendosur sërish armëpushimin në qytetin e Aleppos. Një takim i tillë vjen në ksuthet kur në këtë rajon, gjatë 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën më shumë se 250 persona.Gjatë fjalës së tij, Lavrov deklaroi se për të arritur një marrëveshje të tillë duhet që Shtetet e Bashkuara dhe aktorët e tjerë të përdorin influencën e tyre kundrejt aktorëve opozitarë.Gjithashtu, përfaqësuesi i Kremlinit shtoi se akordi nuk mund të gjendet në rast se rebelët nuk do të largohen nga territoret e kontrrolluara prej tyre në mënyrë që t'i lënë hapsirë forcave siriane që të bombardojnë mbi militantët e organizatave terroriste.Nga ana tjetër, i deleguari i OKB-së, De Mistura, tha se palët po angazhohen në rikthimin e qytetit drejt një situatë normale. Ai tha se një gjë e tillë do t'i lejonte edhe organizatat humanitare që t'u vijnë në ndihmë qytetarëve në nevojë.Por gjatë kohës që palët po diskutonin sitauata në Siri ka qënë mjaft kaotike. Gjatë orëve të fundit, raketat e forcave rebele siriane kanë goditur gabimisht një spital në qytetin e Aleppos teksa tre persona kanë mbetur të vrarë ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë plagosur. Një gjë e tillë shënon qëndrën e dytë shëndetsore që bombardohet në këtë rajon brenda pak ditëve./Oranews.tv/