Apel për ndërgjegjësim!
Sot është dita ndërkombëtare e lirisë së medias. Çdo vit, dhjetëra gazetarë humbasin jetën. Në Shqipëri, fatmirësisht nuk ka pasur viktima në radhët e kolegëve.Megjithatë, një nga rastet më të rënda është ai i Zamir Dules, gazetar i gazetës Koha Jonë në marsin e trazuar të vitit 1997, kur gazeta në fjalë u dogj.“I rrëmbyer e torturuar barbarisht deri në kufirin e mbijetesës nga SHIK-u famëkeq i Gazidedes, Zamir Dule është sot i burgosur i mendjes së tij të dëmtuar. I lënë në harresë nga shteti ai jeton me një pension të posaçëm minimal të lidhur 11 vite më parë! Zamir Dule mishëron dramën deri në tragjedi të një reporteri që shkëlqeu deri në sakrifikim. Le te bashkohemi për t'i ribërë edhe njëherë apel shtetit që ky koleg të përfitojë një trajtim të posaçëm social dhe financiar! Të bashkohemi në një reagim solidar për këtë gazetar që pasioni dhe mungesa e frikës në të shkuarën e invalidi në këtë gjendje! Mos harro: Zamir Dule është heroi ynë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit!”, shkruan gazetari Tedi Blushi./Ora News/