Deklarata e satiristit: Merkel më shërbeu si të isha një filxhan çaji tek Erdogan
Satiristi i njohur gjerman, Jan Boehmerman, është shprehur në mënyrë ironike se kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte shërbyer atë si të ishte një filxhan çaji tek Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke lejuar procedimin e tij penal pas kërkesës së bërë nga qeveria e Turke.Komediani vendosi të prononcohej për herë të parë pas disa javësh, duke përdorur gjatë ligjëratës së tij elementin për të cilin shquhet, satirën. Ai shtoi se kancelarja nuk duhet të ishte lëkundur nga kërkesa e bërë prej palës turke, pasi fjala e lirë nuk duhet të vendoset në pikëpytje.Veprimi i kancelares Merkel u kritikua ashpër nga një pjesë e mirë e opinionit publik por edhe nga organizata të cilat mbrojnë lirinë e medias. Sipas tyre, gazetari dhe njëkohësisht komediani u përdor për të mos prishur marëdhëniet me Turqinë, me të cilën Bashkimi Europian ka firmosur edhe një marrëveshje për parandalimin e fluksit të emigrantëve. Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan është shigjetuar shpesh herë për marëdhëniet e tij me mediat.Ai shquhet për ndjeshmërinë e tij ndaj talljeve, pasi që prej vitit 2014 e deri më tani, ka dërguar në gjykatë më shumë se 1.800 çështje të ndryshme ku në shumicën e rasteve objekti i padisë ka qënë fyerja.Komediani Jan Boehmerman është në pritje të daljes së tij përpara gjykatës, pasi ofendimi i lidervë të shteteve të ndryshme ose i përfaqësive të tyre, përbën një vepër penale sipas asaj që parashikon kodi penal gjerman./Oranews.tv/