Ky është heroi i ri i Kosovës

Kosova u anëtarësua sot në UEFA, organizatën më të lartë e futbollit në botë.Vendimi u cilësua historik për vendin e vogël ballkanik, i cili synon të anëtarësohet në organizmat ndërkombëtare.Fjalimi që mund të cilësohet si më i rëndësishmi i mbajtur sot në Budapest, ishte ai i Alasdair Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së. Ai u tha të pranishmëve se pavarësisht se Kosova nuk është anëtare në OKB, ajo duhet të anëtarësohet në këtë organizëm."Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t'i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo", ka thënë britaniku Bell në fjalimin e tij para votimit për Kosovën./Ora News/