Miley Cyrus bën tatuazh një planet të cilit nuk i di as emrin
Miley Cyrus është e njohur për gafat e saj të mëdha, por një si kjo zor se pritej, sidomos kur bëhet fjalë për tatuazh, dicka që mbetet në trup për të gjithë jeten. Këngëtarja ka gdhendur në zonën e parakrahut planetin Saturn, ndërsa në postimin e fundit në Instagram tregon tatuazhin, njofton se ky është vizatimi më i fundit në trup, por ka një problem, Miley mendon që ky është planeti Jupiter.Komentet kanë qenë të shumta nga fansat e këngëtares që shprehën zhgënjim. Ndërsa sipas disa te tjerëve ajo është një person i papërgjegjshem që bën tatuazhe pa e ditur as kuptimin e tyre. Megjithatë Miley e ka marr lehtë edhe këtë gafë njësoj si të tjerat, thjesht duke mos reaguar.Miley Cyrus njësoj si familjarët e saj asnjehere nuke ka fshehur faktin se është adhuruese e artit të trupit, ajo ka disa tatuazhe ku shumica janë figura. Në veshin e djathtë ajo ka shkruar fjalë LOVE, në gishtin e vogël të dorës së djathtë ndodhet një zemër, rreth pjesës së gjoksit të djathtë ndodhet shprehja Just Breath. Përmendim po ashtu një spirancë, fjalën Karma, një kafkë që ndodhet në këmbë, shprehjen Love Never Dies, në parakrahun e majtë po ashtu ndodhet një shprehje e Rossvelt, një mace të verdhë duke qarë brenda buzes së poshtme, portretin e gjyshes së saj e shumë shumë të tjera.