Në Shkodër LSI bashkoi votat me PD për miratimin e buxhetit për vitin 2016
LSI dhe PD bashkojnë votat për miratimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2016. Buxheti me vlerë 1.6 miliardë lekë u miratua me 39 vota pro, 7 kundër të PS, 3 abstenim (një FRD, një PDK, një PS). Edhe pse gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim patën rezerva në drejtim të disa prej pikave të këtij buxheti, në ndryshim nga kolegët e tyre këshilltarë të Partisë Socialiste, votat e tyre ishin pro buxhetit.Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin për vitin 2016 me një vlerë prej 1.6 miliardë lekësh me 39 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, falë bashkimit të votave PD-LSI.Por edhe pse mori shumicën e votave, këshilltarët e majtë kritikuan ashpër prioritetet e shpallura nga kjo njësi vendore për këtë vit, çka u kundërshtua nga të djathtët.Fatlum Nurja, këshilltar i FRD: Prioritet për investime që ne duhet të kërkojmë lekë.Ato që i ke prioritete i ke vu në buxhet ti. Ato 10 investime dhe 10 rrugë, 12% të asaj i ke fut në buxhet, ato jaën pioritete që ke lekë për to. Ato që nuk ke lëkë dhe del e kërkon është thjesht me marr atë copë letër me vete dhe kurdo të kesh mundësi me taku një donator i thua se kam vendimin e këshillit dhe kaq.Që nuk vjen më këtu.Senida Mesi, këshilltare e PS: Po të vëmë re propozimet për investime, ato janë të copëtuara, të pjesshme, pjesë rrugësh, pjesë urash.Luan Heta, këshilltar PS: Pa ide të qarta, ku mungojnë shtyllat e zhvillimit të qytetit. Thjesht shton dozën e skepticizmit të një pune rutinë për tu kryer nga Bashkia.Bujar Hoti, këshilltar PD: Është buxheti i parë pas reformës territoriale dhe si i tillë është dhe një lloj testimi për punën që do të kryejë administrata e Bashkisë Shkodër.Kryebashkiakja Voltana Ademi vuri në dukje se këto investime janë nga fondet e vetë kësaj njësie, pasi Qeveria po e diskriminon me një keqdashje politike.Voltana Ademi: Pavarësisht se ka një keqdashje politike, me thanë se nuk janë projekte të mira duke shpenzuar kohë, mund me shkresa dhe takime sigurisht përmes një procesi ligjor për të cilin ishim të gatshëm të shkonim dhe në gjykatë me Qeverinë, kemi arritur ta kthejmë vendimarrjen dhe të kemi investimin e qenësishëm për Shkodrën.Tashmë do të jetë prefekti i Shkodrës që do të shqyrtojë brenda afatit 10 ditor buxhetin, e më pas do të hedhë firmën.Me miratimin e tij i çelet rrugë nisjes së investimeve të parashikuara. /Oranews.tv/