Koreja e Veriut dënon me dhjetë vite punë të rëndë shtetasin amerikan
Shtetasi i natyralizuar amerikan, Kim Dong-chul, është dënuar me dhjetë vite punë të rëndë nga Gjykata Supreme koreano-veriore mbi akuzat e spiunazhit dhe të përpjekjeve për përmbysjen e sistemit social vendas. Sipas prokurorit, 62-vjecari ishte munduar që t'i injektonte qytetarëve koreano-veriorë ide armiqësore ndaj sistemit përmes propagandës dhe fantazive që kanë të bëjnë me superioritetin e Shteteve të Bashkuara. Kjo është hera e dytë brenda gjashtë javëve që Gjykata Supreme e Koresë së Veriut dënon një shtetas amerikan.Gjykata supreme e Koresë së Veriut ka dënuar me dhjetë vite punë të rëndë shtetasin amerikan Kim Dong-chul, me akuzat e spiunazhit dhe të përpjekjeve të përmbysjes së sistemit social vendas. Prokurori i çështjes deklaroi se 62-vjecari ishte munduar që t'i injektonte qytetarëve koreano-veriore ide armiqësore ndaj sistemit përmes propagandës dhe fantazive që kanë të bëjnë me superioritetin e Shteteve të Bashkuara. Kim Dong-chul ka lindur në Seul në vitin 1953 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1972 ku pas disa vitesh mori edhe pasaportën amerikane. Në vitin 2005, ai zhvendoset në qytetin kinez Janji, afro 10 kilometër larg kufirit me Korenë e Veriut.Prej këtej ai arrin të themelojë një kompani tregtare e cila operonte në një zonë të posaçme në provincën Hamjong. Sipas Prokurorit, aktiviteti i tij i spiunazhit nisi në vitin 2013 dhe Kim Dong-chul ka dhënë informacione të vlefshme të cilat konsiderohen sekrete kombëtare. Këtu përfshihen të dhëna për zyrtarë të lartë të partisë si dhe informacione të testeve bërthamore. Kim Dong-chul u arrestua në dy tetor të vitit 2015. Dënimi i tij nga Gjykata Supreme koreano-veriore përbën dënimin e dytë për një shtetas amerikan në vetëm gjashtë javë. Më herët, studenti 21-vjecar Otto Varmbier u dënua me 15 vjet burgim për vjedhjen e materialeve propagandistike./Oranews.tv/