Nga e dinte Berisha që është arrestuar Arben Frroku?

Atë që deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha ditën e martë, e konfirmoi edhe Policia e Shtetit, se Arben Frroku është arrestuar në Holandë, me identitet të rremë.Ish-kryeministri Berisha në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili tha se ka dy muaj që  që thuhet se është arrestuar Arben Frroku, ndërsa akuzoi edhe ministrin e Brendshëm se nuk çon informacion.“A e dini që ka dy muaj, dhe i bëj thirrje kryeprokurorit të lidhet me prokurorin e Hollandës, ka dy muaj që thuhet se është arrestuar Arben Frroku dhe Saje qorri nuk çon të dhënat”, tha Berisha.Por pyetja lind, nga e dinte ish-kryeministri Berisha?Vetëm një ditë më parë, Policia e Shtetit bëri një deklaratë zyrtare ku njoftoi se i ndaluari nga autoritetet holandeze, me identietin Renato Tsepa, ishte Arben Frroku.“Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare”, njoftoi zyrtarisht një dite më parë Policia e Shtetit./Oranews.tv/