Azilkërkuesi nga Irani djeg veten në Australi

Një azilkërkues iranian, 23 vjeç, i cili është vetëdjegur në një qendër paraburgimi të Australisë në ishullin Nauru, ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga ministri i Emigracionit Peter Dutton.Njeriu i njohur si Omid, i vuri flakën vetes në qendrën e paraburgimit në Naurua të martën dhe pastaj u dërgua në spitalin e Brisbanes në Australi me djegie të rënda.Australia refuzon të pranojë azilkërkues që përpiqen të arrijnë brigjet e saj me anije.Ajo po paguan ishujt përreth për t’i mbajtur në kampe paraburgimi./Oranews.tv/