Aeroporti i Rinasit, Haxhinasto: TIA duhet deklarojë veprimet me aksionet
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, prezantoi aplikacionin "Smart Travel Albania" në ndihmë të industrisë se turizmit. Prioriteti i kësaj Ministrie është zbatimi i sistemeve inteligjente të trasnportit. Haxhinasto foli edhe shpalljen e tenderit për Rrugën e Kombit si dhe kërkesën për deklarimin e veprimeve me aksionet të aeroportit "Nënë Tereza"."Smart Travel Albania" është aplikacioni më i ri i aksesueshëm nga çdo smartphone në ndihmë të industrisë së turizmit.Ministri, Edmond Haxhinasto, tha se prioriteti është tëk zbatimi e sistemeve inteligjente të transportit, ndërsa shumë shpejt do prezantohet edhe aplikacioni për mirëmbajtjën e akseve rrugore dhe trafikun.Haxhinasto: Në thelbin e tij ky është një aplikacion që në celularin e gjithësekujt të jenë të gjithë oraret e të gjithë formave të transportit, itineraret, stacionet që mund të përdoren nga një qytetar i vendit apo i huaj.Pjesë e kësaj pakete do të jetë dhe infomacioni për situatën që do të kenë rrugët.Ministri ka kërkuar nga drejtuesit e aeroportit "Nënë Tereza" që për çdo veprim me aksionet e tyre të merret miratimi formal i Ministrisë.Haxhinasto: Ne kemi njoftuar kompaninë, pronarin aktual të aeroportit të Rinasit që është detyrimi koncesionar i tyre që për çdo veprim me aksionet e tyre të marrin gjithashtu edhe miratimin formal të Ministrisë së Transporteve.Dhe ne jemi në pritje të një komunikimi të tillë nga kompania në fjalë.Disa ditë më parë kompania kineze “ Everbright Global Airport and Investment Fund” publikoi në websiten e saj se e kishte blerë me 90 milion dollarë koncesionin e aeroportit “Nënë Tereza” nga kompania gjermane.