Francë, protesta të dhunshme kundër reformës së punës

Qindra mijëra të rinj dhe anëtarë të sindikatave kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera anembanë Francës kundër një projektligji të reformës së punës që pritet të diskutohet në martën në Parlamentin vendas. Protestat kanë degjenuar në dhunë mes palëve, ku policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmën agresive.Gjithçka nisi pasi protestuesit sulmuan forcat e rendit me bomba Molotov, gurë dhe sende të tjera të forta.Sipas autoriteteve vendase, dhjetra persona janë arrestuar pas dhunës dhe kaosit të krijuar në shumë qytete si Nantes, Lyon, Rennes dhe Paris.Protestuesit janë kundër projektligjit të ri, i cili redukton pagesat e orëve shtesë, kurse sindikatat thonë se nuk është koha për një reformë të tillë kur papunësia ka prekur shifrën e 10 përqindëshit.Grevat dhe protestat çuan në ndërprerjen e udhëtimeve të transportit publik si dhe në anulimin e fluturimeve në Parisit."Projekt-ligji është gati për t'u debatuar në dhomën e ulët të parlamentit. Ne i bëjmë thirjje qeverisë dhe parlamentit, se mbetemi të vendosur  për të kundërshuar ligjin dhe ata kanë shansin që ta modifikojnë”, tha Jean-Claude Mailly, udhëheqësi i organizatës “Force Ouvriere”.Grevat dhe protestat janë organizuar nga shtatë sindikata, të cilat thonë se  ligji favorizon bizneset dhe diskriminon punëtoret.4910535_7_5443_sur-le-defile-parisien_c03f7b65b69c431187e0c7e8b5817061 4910536_7_3534_pendant-des-affrontements-entre-manifestants-et_581c593d281494a5b6c719c2300720fc 4910537_6_bbcc_sur-le-defile-parisien_2946752e7830c2a025d482bfe797d502 4910538_7_a60b_a-paris-en-milieu-d-apres-midi_a35acd5132a22663333e9f5e5a3f1a66 4910539_7_477a_sur-le-defile-marseillais_78053b023c35e9d0f1bb83a1201d2f4b 4910540_6_da96_a-rennes-en-debut-d-apres-midi_07137c617c72163729a98f9af458adaf 4910541_7_b274_a-rennes_e9409b0b988a34d649fcfe0c13f459ab 4910542_7_7354_dans-une-rue-de-rennes_97a794aefb0ebf6c41d0ad8c05171281 4910543_7_4510_a-nantes_8d0eef3ba742c9b3999f7fe46fe48117 4910544_7_50fa_a-lyon_22fc92d50ecdc6f4d047bfe3c3c7fcad 4910545_7_452f_dans-une-rue-du-havre-le-28-avril_f3ed1359074ae0f25c4b5f971bc5c604 4910547_7_4acd_a-nantes_4e15d76577db650c8a04d2b14cc78db2 4910548_6_2212_a-marseille_3266456ec0e8f7dedfab70e1f99830d9 4910549_7_1660_a-nantes-en-debut-de-manifestation_17a6152d9fff4e26e7d1d4cf1d5b958fAnjola