Arben Frroku arrestohet në Holandë, fshihej me identitet të rremë

Policia e Shtetit duke informuar zyrtarisht për arrestimin e Arben Frrokut, thotë se ka nisur procedurat e ekstradimit të tij nga Holanda.Policia thotë se identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë më 17:15 minuta.Sqarimi i policisë:Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare. Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë. Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.

(19:58) - Arrestohet në Holandë Arben Frroku

 Arben Frroku ka përfunduar në prangat e policisë së Holandës.Burime të Ora News bëjnë me dije se Frroku ishte ndaluar disa ditë më parë, por arrestimi i tij është kryer sot. Tashmë pritet që të kryhen procedurat e ekstradimit.Frroku u arrestua fillimisht për pasaportë false nga autoritetet holandeze, pasi kishte dokumente greke, me emrin e Renato Xhepës.Avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi deklaroi për Ora News se nuk kishte dijeni për arrestimin.Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënonte atë me burgim të përjetshëm.Frroku është akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e ish-shefit të komisariatit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013.Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 3 prill të vitit 2015, çka i krijoi atij mundësi që të arratisej nga Shqipëria.Frroku është vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, gjithashtu i arrestuar nga policia për një vrasje në Holandë në vitin 1999./Ora News/