Mashtrimi me vizat kanadeze, arrestohen nënë e bijë, policia bllokon zyrën
Dy ditë pas zbulimit të skemës së mashtrimit të qytetarëve për viza në Kanada, policia ndaloi nënë e bijë, të cilat akuzohen se gënjyen 26 persona duke u premtuar emigrim të rregullt dhe punësim në Kanada, Australi dhe Angli. 51-vjeçarja Lule Makashi u ndalua së bashku me vajzën e saj Adeila në aeroportin e Rinasit, pasi u kthyen nga policia italiane. Ndërkohë, policia ka marrë në ruajtje zyrën e kompanisë “Ande LM” në Tiranë pranë ish-zonës së Bllokut.26 kallëzime të depozituara në Policinë e Tiranës akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa që arrinin deri në 20 mijë dollarë. Për të njëjtën aferë u arrestua 25-vjeçari Klevis Rreshka, i cili kishte blerë një ditë më parë kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro.Personat e mashtruar kanë shpjeguar në polici se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administrator Lule Makashin, ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentat që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe për ta bërë me te besueshme kete histori admnistratorja Lule Makashi ka organizuar në hotele te ndryshme takime me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.Mesohet se aplikuesit kanë dorëzuar dokumentat për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” shuma të konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se në administrim Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë Klevis Rreshkes, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet./Oranews.tv/