Makina përplaset me palmën në autostradën Tiranë-Durrës
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një makinë pas përplasjes me një palmë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35 në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të zonës së Kasharit. Në redaksionë e Ora News mbërriti videoja e disa momenteve pas aksidentit.Në pamje duket një makinë e cila ndodhet e përmbysur pak metra larg rrugës kryesore. Ndërsa pranë saj ndodhen edhe dy persona."Më datë 28.04.2016, rreth orës 07:35, në Autostradësn Tiranë-Durrës, mjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin I. Z., ka humbur kontrollin e drejtimit te automjetit dhe për pasojë ka dale jashtë rruge dhe eshte përmbyesur Për pasojë drejtuesi i mjetit është dërguar në S.Q.U dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.[caption id="attachment_733558" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e aksidentuar[/caption]