PD: Rama bashkon bandat në kullën e betonit tek aneksi i Qemal Stafës
PD ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për ndërtimin e një kulle në aneksin e Stadiumit Qemal Stafa. Në një dalje për mediat, nga selia e PD, Enkelejd Alibeaj tha se ky është një projekt kriminal i Edi Ramës, i cili ka bashkuar dy banda kriminale, atë të Shullazit dhe Hakmarrjen për Drejtësi.Deklarata e Enkelejd AlibeajEdi Rama po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara.Të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi.Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës.Ai heshti.Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij.Kjo fushë që shihni në ekran, ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga bashkia e drejtuar nga z.Basha.Një projekt që është hedhur poshtë tashmë, dhe ku pritet të mbillet nga Edi Rama pallati i bandave.Edi Rama vazhdon kështu pa u ndalur në trajtimin e Tiranës si plaçkë, në ndarjen e trojeve më të çmuara të qytetit për klientët dhe banditët e tij.Qytetarët e Tiranës nuk mund të lejojnë që Edi Rama t’u marrë fushat, hapësirat, liqenin, parkun, stadiumin, për të ushqyer bandat dhe klientelën e tij.Eshtë koha e një bashkimi të fuqishëm kundër këtij sundimi kriminal.