Stadiumi i ri, Rama: Fasada e “Qemal Stafës”, e vetmja gjë më vlerë që do të ruhet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të PD në lidhje me stadiumin “Qemal Stafa”. Rama tha se fasada e stadiumit do të ruhet sepse ajo është e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhë, siç e quan ai.Rama në FB: Per qorrat qe s'duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s'ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e "Qemal Stafes" (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve⭐️Dhe vertet s'kemi pare gje akoma , sepse gjate zhvillimit te projektit nga ideja ne realitet, transformimi do te jete spektakolar. Pa asnje dyshim Arena Kombetare do te jete nje nga stadiumet me te bukur te Europes.
