Operacioni, 27 te arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik kokaine e marijuane

Një grup kriminal që policia e shtetit e etiketoi "të rrezikshëm kriminal" është shkatërruar në kuadër të bashkëpunimit mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Italisë.Operacioni i koduar "Dexter"  i cili u zhvillua njëkohësisht mëngjesin e sotëm në të dy shtetet  ka vendosur në pranga 27 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe 20 shtetas italianë.Grupi kriminal merrej me trafikimin e drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e Veriut.Policia e shtetit thotë se nga 27 të arrestuarit , A. P 32 vjeç dhe A. N 44 vjeç janë arrestuar në Shqipëri por pa dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni."Veprimtaria hetimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është në vijim në Itali, Shqipëri dhe Austri në mënyrë që të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm e këtij grupi të trafikut të drogës" informon policia e shtetitFillimisht lajmi u publikua ne media italian emengjesin e sotemPolicia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Lombardisë, maxioperacionin antidrogë i koduar "Dexter".Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në vitin 2014 e janë shtrirë në provincat e qyteteve Milano, Bergamo, Bresha, Komo, Monza e Brianza, Sirakusa e Varese.Ndaj 29 personave është ekzekutuar urdhëri i arrestimit me burg; 19 prej tyre janë nënshtetas italianë mes të cilëve dhe dy femra e 10 janë nënshtetas shqiptarë.Ndaj 2 anëtarëve të tjerë të kësaj bande është lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.Kjo organizatë kriminale trafikonte lëndë narkotike nga Vendet e Ulëta drejt provincës së Milanos, Monzës, Bianzës e Sirakuzës.Ky operacion ka çuar në sekuestrimin e 10 kg kokainë, 15 kg hashash, 680 gramë marijuanë një pistoletë pa leje.Ndaj 5 personave anëtarë të kësaj bande është vendosur urdhërarresti në kërkim europian, ndërsa ndaj 4 të tjerëve urdhëri i arrestimit në kërkim ndërkombëtar.Sot në mesditë pritet një konferencë për median në lidhje me këtë operacion.Kjo organizatë kriminale për trafikimin e lëndës narkotike nga Vendet e Ulëta drejt Italisë, shfrytëzonte autotrasportatorët që pranonin të bashkëpunonin me ta./Oranews.tv/