Ish-ministri Naço: Nazime Visha nuk mund të falej me atë vepër penale
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka komentuar dekretin e Presidentit Bujar Nishani për faljen e Nazime Vishës. Në emisionin Ditë e Re në Ora News, Naço tha se i ka dërguar presidentit dy kërkësa për Nazime Vishën, por ai sqaroi se nuk mund të amnistohej me atë vepër penale.Naço: Në rastin e mriatimit të ligjit në Kuvend, unë e kam votuar kundër si deputet sepse shikoja që i kufizoheshin kompetencat presidentit. Nëse i referohemi kodit penal kemi parasysh që çdo gjyqtar për shkak të përcaktimeve të bëra në kod mund të ulë masën e të dënuarit dhe Presidenti i ka pasur duart e lira për shkak të ligjit dhe në rastin në fjalë kam bërë dy kërkesa. Në kërkesën e parë i kam kërkuar Presidentit të aplikojë drejtpërdrejt kushtetutën sepse po të ishte për ligjin nuk duhej të falej. Presidenti ma ka kthyer kërkesën prapsht dhe herën e dytë kërkesa ka qenë në përputhej me ligjin dhe qëndrimi im ka qenë që e dënuara në fjalë nuk duhej të faleshe për shkak të leximit që i kam bërë unë ligjit për faljen, dikush tjetër e ka lexuar ndryshe. Sepse po të ishte për shkak të ligjit nuk duhej të falej kjo e dënuar sepse ligji e ndalonte. Mos gaboj akuza ndaj saj ka qenë vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje dhe neni 5 apo 6 nuk lejon rastet e faljes në këtë lloj akuze. Prandaj i jam drejtuar Presidenti qoftë për ta çuar ligjin në gjykatë për intepretim dhe pastaj kam shprehur mendimin time negative që kjo e dënuar mos të falet sepse në të kundërt do të shkelesh ligjin.Ish-ministri i Drejtësisë foli edhe për reformën në drejtësi. Ai u shpreh se qëndrimet për reformën dhe Byronë e Hetimit duhet të unifikohen, ndërsa theksoi se presidenti duhet të ketë rol më aktiv në reformën për drejtësi.Naço: Qëndrimet për reformën në drejtësi dhe byronë duhen unifikuar. Duhet rol më aktiv i Presidentit për reformën në drejtësi. Presidenti hesht për reformën në drejtësi, duhet t'i ulë palët në tryezë, duhet të krijojë besimin mes palëve politike. Atë që bëjnë ndërkombëtarët duhet ta bëjë Presidenti Nishani.Naço tha se LSI është gati të votojë reformën në drejtësi që nesër dhe se ka besim se klasa politike do ta gjejë gjuhën e përbashkët.