Ermira Mehmeti flet për herë të parë për skandalin e përgjimeve dhe përlotet
Deputetja e BDI, ne parlamentin e Maqedonisë Ermia Mehmeti thyen heshtjen pas publikimit të videopërgjimit të saj, për të cilin zyrtarë të partisë dhe ajo vetë thanë se ishte montazh dhe shantazh politik. Përballë dhjetra grave në Kuvendin e Shqipërisë ku u mbajt konferenca rajonale e grave parlamentare, ajo duket se gjeti vendin e ngrohtë për të rrëfyer përjetimin e saj mes lotëve për atë që ajo e cilësoi sulm të pastër të qarqeve antishqiptare.Deputetja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti ka zgjedhur kuvendin e Shqipërisë, pasi ndihet thellësisht shqiptare dhe sepe është bërë nënë këtu, për të folur për herë të parë për përgjimin në Maqedoni, i konsideruar prej saj dhe BDI, si një shantazh mer qëllime të pastra politike.E vënë në qendër të sulmeve prej më shumë se 2 muajsh, teksa rrëfente përjetimin e saj gjatë kësaj periudhë, Mehmeti nuk i shmangu lotët, teksa i drejtohej një salle të mbushur me graNdërkohë, jashtë parlamentit, deputetja e BDI-së, tha se përgjimet mbajnë autorësinë e shërbimeve sekrete maqedonase antishqiptare.Fjala e plotë e deputetes së BDI-së sot në parlamentin shqiptar ku u mbajt "Konferenca rajonale e grave deputete"Ermira Mehmeti: "Gjindem në bankën e të dënuarës dhe të vuaj gjithë atë akuzë dhe gjyq publik të cilin ma kanë bërë. Do të thotë dikush që po kjo është tërësisht normale dhe nuk duhet marrë aq tragjike në politikë. Po jam dakord, por pyetja e cila mua më ka ngacmuar dhe rënduar gjatë gjithë kësaj periudhe është si vijon: A ia vlen të nderuara zonja që një femër të jetë politikisht aktive, një game changer sepse unë veten e shoh të tillë dhe jua them përse. Sepse kam arritur që në një ambient akoma shumë konservativ e patrialkal të jem fituese në zgjedhje parlamanetare. Kam arritur që në vazhdimësi të kritikoj politikat e një qeverie jo demokratike.Kam guxuar të flas hapur dhe me zë të lartë për nevojën për demokraci të brendshme dhe reformë në parti në të cilën unë bëj pjesë. Dhe në fund duket se unë pagova një çmim jo të vogël. Më vendosën në bankën e të akuzuarit për të më thënë të gjitha të zezat dhe në fakt askush nuk ndaloi qoftë dhe një moment për të më pyetur: Vallë si u bë që ky përgjim i ashtuquajtur autentik, tërësisht i montuar të përfshijë pikërisht figurën apo personalitetin tim, femrës shqiptare, në një shoqëri etnikisht të fragmentuar ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën,… të jetë pikërisht ajo që ja paska shkelur moralin e saj dhe paska denjuar që të ketë një lidhje gjoja me një ministër. Nuk mund ta them nëse vërtet ia vlen që unë apo cilado femër të vazhdojë betejën politike, sepse mendoj se akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël dhe më falni për emocionet.Realisht kjo është dalja ime e parë publike pas asaj ngjarje.(Mehmeti qan dhe në sallë ka duartrotikje në shenjë mbështetjeje)Ajo që ngelet si pyetje është si fitohet një beteje e këtillë nëse një e tillë mund të fitohet? Nuk mund ta them.(Pauzë për një moment dhe duartrokitje )Por do të thoja që ajo që i ka ndodhur Maqedonisë, ndoshta ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne, është fakti se në një krizë të thellë politike në një përplasje ekstreme mes forcave politike kanë dalë tre zonja të fuqishme që nuk po bëjnë beteje për përfaqësimin e gruas në publike por një betejë për të rikthyer sundimin e ligjit. Për të gjykuar ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe këto janë 3 prokurore special, mes të cilave edhe një shqiptare e cila është shndërruar në ikonë të luftës për sundimin e ligjit. Quhet Fatime, por sot të gjithë ata që portestojnë për më shumë të drejta, mbajnë në fakt bluza me imazhin e saj. Ky është ai ndryshim cilësor që duhet dhe gratë mund ta bëjnë. Fatimja na bën krenare të gjithëve.Fatimja na jep shpresë se do të arrijmë të kthejmë një proçes tërësisht të degjeneruar në binarët e politikës së ndershme llogaridhënese dhe politikës të atillë që as kryeministri askush në kabinetin e tij nuk do të ketë të drejtë të abuzojë me interesat e qytetarëve, mjetet financiare dhe akoma më keq të abuzojë me fatin e qytetarëve.Po ne në Maqedoni kemi përfaqësim me kuota, madje e kemi rritur në 40 %. Kemi miratuar gjithë legjislacionin që ka të bëjë me parandalimin e dhunës. Por si të mbrohemi me këtë lloj legjislacioni në një ambient në të cilin kultura dhe tradita është më e fuqishme se ligjet. Dhe tek unë ndodhi kjo një lloj tradite më gjykoi dhe asnjë ligj nuk më mbrojti. Kurt ë arrijmë të bëjmë këtë ndryshim në shoqëri besoj se bashkarisht mund të jemi edhe më optimist por dhe më të kënaqura se kemi arritur tia dalim bashkë për një përfaqësim dinjitoz në politikë".https://www.youtube.com/watch?v=JXH7P1zKp7E[caption id="attachment_732851" align="alignnone" width="605"]
Në foto: Ermira Mehmeti përlotet[/caption]