Drejtësi pas vdekjes për shqiptarin e arrestuar për një foto me armë. Vdiq nga kanceri
Faqja online "Meridioneës", i cili përcjell cdo ditë informacionet kryesisht të rajonit të Sicilisë në Itali, ka rrëfyer në rubrikën "Kronikë" historinë e 30 vjecarit shqiptar Ziadin Gjorgji i sëmurë me kancer në lëkurë e i arrestuar në Itali me akuzën e terrorizmit. Pak muaj më parë, më dhjetor të 2015, 30 vjecari shqiptari ndërroi jetë në masën e arrestit shtëpiak në qytetin e Milanos pranë banesës së të vëllait.Avokati Vito Patti, me anë të gazetarëve Klaudia Kampeze e Dario De Luka, ka rrëfyer historinë e klientit të tij tashmë jo në jetë, Ziadin Gjorgji, dhe betejën për t'i dhënë drejtësinë e duhur akuzave të ngritura kundër tij.Ziadin Gjorgji arrestohet në fillim të janarit të 2015 në aeroportin e Katanias ndërsa përpiqej të nisej drejt Londrës me dokumenta fallso. Gjatë kontrollit të policisë kufitare italiane në Ipad iu gjetën disa fotografi ku shqiptari i vetëm apo dhe me miqtë e tij shfaqej me kallashnikov ndër duar. Ndaj Ziadin Gjorgji u lëshua udhëri i arrestit me burg me akuzën e terrorizmit dhe me transferimin e menjëhershëm në burgun e Katanias."Ziadin Gjorgji e shokët e tij janë të gjithë nga veriu i Shqipërisë", shkruan Meridioneës", "ku arma është një objekt për t'u treguar.""Më vitin 2012 Ziadin Gjorgji i është diagnostikuar një kancer në lëkurë, arsyea kryesore e udhëtimeve të tij drejt Londrës", rrëfen avokati italian.Shqiptarët nuk mund të hyjnë në Angli pa një vizë specifike fakt që e ka detyruar shqiptarin Ziadin Gjorgji të blej për 1000 euro dokumenta fallso në tregun e zi. Karta e identitetit e përdorur nga ai rezultonte për policinë kufitare italiane e një shtetasi italian nga Katania që jeton në Londër e që kishte denoncuar humbjen e saj.Ziadin Gjorgji ka emigruar për herë të parë drejt Londrës më vitin 2006 kur ishte vetëm 18 vjec, duke përdorur pseudonimin e tij e mbiemrin e së ëmës si dhe duke u shtirur si nënshtetatas kosovar. Ai punësohet në administratën e një shoqërie private. Më 2009 arrestohet për sherr e riatdhesohet drejt Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri i diagnostikohet një kancer në lëkurë e në vitin 2012 me dokumentat e tij të vërteta e për arsye kurimi mjekësor kërkon azil në Angli, kërkesë që i hidhet poshtë duke u dëbuar pas disa muajsh përsëri drejt Shqipërisë.Ziadin Gjorgji do të tentoj cdo vit udhëtimin e tij drejt Londrës për t'iu nënshtruar kurave antikancer të mjekëve anglezë.Një tentativë e tillë që dhe ajo e janarit të vitit 2015 kur nga aeroporti i Katanias Ziadin Gjorgji, do të udhëtonte drejt Bukureshtit e më pas drejt Londrës.Në burgun e Katanias Ziadin Gjorgji konsiderohet si një i burgosur me një mbikqyrje speciale për shkak të akuzës së tij për terrorizëm. Kërkesat e avokatit të tij për të drejtë kurimi për shkak të sëmundje së rëndë nuk u pranuan kurrë.U lejua vetëm vizita e një mjeku dermatolog pak ditë para se ai të linte burgun e t'i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak në qytetin e Milanos ku jetonte vëllai i tij.Gjykata italiane pranoi më në fund kërkesën e avokatit të Ziadin Gjorgji për një gjykim të shkurtuar por tashmë qe vonë, 30 vjecari shqiptari ndërroi jetë më dhjetor të 2015.Drejtësia italiane hodhi poshtë akuzën për terrorizëm kundër shqiptarit, por avokati Vito Patti kërkon të vazhdoj betejën e tij deri në arritjen e një vendimi zyrtar nga gjykata italiane, i cili do të mudn t'i jap drejtësi edhe pse pas vdekjes, shqiptarit Ziadin Gjorgji.Pak ditë më parë po në aeroportin e Katanias u arrestua shqiptari Emiljan Demaj i cili po udhëtonte edrerjt Anglisë me dokuenta fallso nën identitetin e një italiani i dënuar nga drejtësia italaine.Ëebsiti Meridioneës informon se erkziston një biznes i vërtetë fitimprurës në tregun e blerjes së dokumentave fallso nga italianë kryesisht napoletanë e kalabrez, me kërkesë të personave me origjinë ballkanike./Oranews.tv/