Për një buzëqeshje më shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2016, 10:07
Dashuria dhe devotshmëria e prindit për fëmijët është e pakrahasueshme. Një rast i tillë është edhe kjo që po ju sjellim në këtë video e cila është kthyer tashmë në virale.Babai lidh fëmijën e tij me aftësi të kufizuara në gjoksin e tij me qëllim që ai të jetë pjesë e një ndeshjeje futbolli.Edhe pse pjesëmarrësit në lojë nuk ia kalojnë topin kjo nuk e bën fëmijën të ndihet keq, ndërsa në video ai duket mjaft i lumtur. Nuk dihet se cfarë sëmundje ka fëmija por ajo që dihet është se ai nuk mund të ecë