Reforma në Drejtësi, Tusk-Nishanit: Thelbësore për integrimin në BE

Presidenti i Këshillit Europian ka pritur në një vizitë zyrtare në Bruksel Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin, me të cilin ka diskutuar rreth integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE, krizën e emigrantëve si dhe rreth një sërë çështjesh të tjera. Presidenti Tusk nënvizoi se dialogu mes partive kryesore politike në vend si dhe miratimi i reformës përbëjnë një kriter të domosdoshëm për të avancuar në rrugën europiane. Nga ana tjetër, Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria po përmbush një nga një të gjitha kriteret e vendosura nga BE-ja teksa falenderoi unionin për mbështetjen e vazhdueshme.Bruksel-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është pritur në një vizitë zyrtare në Bruksel nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk. Ata kanë diskutuar rreth integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE, krizës së emigrantëve si dhe për një sërë temash të tjera të cilat kanë të bëjnë me politikat ndërkombëtare. Gjatë konferencës së mbajtur për mediat, Tusk u shpreh se dialogu mes partive kryesore politike në vend dhe miratimi i reformës në drejtësi përbëjnë një kriter të domosdoshëm për të avancuar në rrugën europiane.Tusk: "Në këtë moment vendimtar kur Shqipëria po ndërrmer një reformë mjaft ambicioze në fushën e drejtësisë unë i'a bëra të qartë Presidentit sikundër edhe Kryeministrit Rama gjatë nëntorit të shkuar se bashkëpunimi ndërpartiak dhe dialogu janë pika të domosdoshëm për të avancuar në përmbushjen e ambicieve që ka vendi. Më tej, Tusk deklaroi se BE-ja vlerëson përpjeket e Shqipërisë për fqinjësi të mirë si dhe mbështetjen e saj në disa çështje madhore duke e cilësuar vendin tonë një partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Presidenti Bujar Nishani, i cili vlerësoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë.Nishani: "Falë kësaj mbështetjeje vendi ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm dhe po kalon një nga një të gjitha fazat e procesit të integrimit. Gjithashtu, Shqipëria po ndjek hap pas hapi kriteret dhe standartet e përcaktuara. E informova Presidentin sa i përket progresit të shënuar në miratimin e reformave, sikurse për vëmendjen që i kam kushtuar reformës në drejtësi, respektimit të të drejtave të njeriut si dhe të drejtës së pronës."Në mbyllje Presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria është e gatshme që të bashkëpunojë në menaxhimin e krizës së emigrantëve duke vlerësuar edhe mbështetjen e ofruar nga BE-ja./Oranews.tv/