Kosovë, në kërkim deputeti i PDK-së Syla dhe 50 të dyshuar të tjerë
51 përsona përfshirë deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, janë shpallur në kërkim në një aksion të përbashkët mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Autoritetet kanë bërë me dije se anëtari i Parlamentit dhe personat e tjerë janë të dyshuar për përfshirjen në një proces të jashtëligjshëm duke shpronësuar tokë me vlerë miliona euro. Një tjetër emër i rëndësishëm që figuron në këtë çështje është Kryetari i Gjykatës së Komunës së Prishtinës, Nuhi Uka, i cili ka firmosur vendimet përfundimtare të shpronësimeve.Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in ka shpallur në kërkim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylën, si dhe 50 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një proces të jashtëligjshëm për shpronësimin e një hapsire tokësore me vlerë miliona euro.Bashkëpuntori kryesor i deputetit në këtë çështje ka qënë Vidosav Nakovic, i njohur me psedunimin Nesha. Ai dyshohet se me anë të dokumentave të falsifikuara ka shpronësuar dhjetëra hektarë tokë shtetërore në emër të disa shetasve serbë. Nakoviç ka punuar për 17 vjet si polic i Serbisë në lagjen Dardania në Prishtinë.Një tjetër emër i rëndësishëm që figuron në këtë cështje është Kryetari i Gjykatës së Komunës së Prishtinës, Nuhi Uka. Ai ka qënë edhe gjykatësi i cili ka firmosur përfundimisht vendimet për shpronësimin e pasurive. Ndër të dyshuarit e tjerë përfshihen Ilaz Syla, i cili është djali i deputetit Syla, si dhe Tefik Uka që është është xhaxhai i Nuhi Ukës dhe gjithashtu punonjës i Gjykatës.