Qeni antidrogë “arreston” shqiptarin me 9 kg marijuana dhe 4 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2016, 12:05
Policia italiane ka arrestuar në stacionin hekurudhor të qytetit të Padovës, shqiptarin 40 vjeçar X.G. Në zotërim të tij janë gjetur 9 kg marijuanë e 4000 euro.Arrestimi i shqitparit u bë i mundur falë nuhatjes së qenit antidrogë "WINCENT" i cili ka sinjalizuar tek agjentët e policisë çantën në duart e 40 vjeçarit shqiptar.Lënda nakrotike ishte e ambalazhuar në 8 paketa me një peshë të përgjithshme prej 9 kg marijuanë.Gjithashtu fshehur në brendësi të xhupit, shqiptarit X.G i janë gjetur dhe rreth 4000 euro. Ndaj tij është lëshuar urdhëri i arrestit me burg deri në pritje të gjykimit./Oranews.tv/