Freedom House: Shtypi në Shqipëri pjesërisht i lirë

Shqipëria mbetet në mesin e vendeve me shtypin pjesërisht të lirë sipas raportit të organizatës Freedom House të publikuar sot. Shqipëria renditet e treta nga fundi në vendet e Europës duke lënë pas vetëm Maqedoninë dhe Turqinë. Kampionë të shtypit të lirë mbeten Norvegjia, Finlanda dhe Belgjika.Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se Shqipëria mbetet në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë. Në raportin e kësaj organizate, të publikuar sot Shqipëria renditet në vendin e 106-të, me 51 pikë, pas Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë duke lënë pas vetëm Maqedoninë dhe Turqinë që klasifikohen si vende me shtyp jo të lirë Kosova ndodhet në vendin e 96-të me 49 pikë dhe një vit më parë bashkë me Shqipërinë ishte radhitur në vendin e 98-të.Në raportin e organizatës Freedom House thuhet se dhuna dhe kriza e emigrantëve kanë mbizotëruar lajmet në Evropë në vitin 2015, por po ashtu kanë ndikuar edhe mbulimin e tyre. Ndonëse jo në mënyrë dramatike sikurse vrasjet në Francë, në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, sulmet kundër gazetarëve në Ballkanin Perëndimor kanë ndikuar në rënien e lirisë së shtypit.Organizata vlerëson se liria botërore e medias gjatë vitit 2015 ka rënë në pikën më të ultë në 12 vitet e fundit, ndërsa forcat politike, organizatat kriminale e terroriste kërkojnë të kontrollojnë ose t'i mbyllin gojën shtypit në përpjekjet e tyre për më shumë pushtet.Sipas Freedom House vetëm 14 për qind e popullsisë jetojnë në shoqëri me shtyp të lirë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero është rezultati më pozitiv ndërsa 100, rezultati më i keq. Në europë shteti me lirinë më të madhe të shtypit është norvegjia, ndërsa në vendin e dytë renditen së bashku Belgjika, finalda, Holanda dhe Suedia./Oranews.tv/