Sllovenia mbyll ambasadat në Dublin dhe Nju Jork
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 14:50
Sllovenia do të mbyllë sot ambasadën në Dublin dhe konsullatën kryesore në Nju Jork, në kuadër të masave për kursim.Deri më tani, Lubjana ka mbyllur ambasadat në Portugali, Suedi dhe Finlandë.Ministri i Jashtëm slloven, Karel Erjavec, ka thënë se me mbylljen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, Sllovenia do të kursejë për shpenzime materiale dhe paga rreth 2.5 milionë euro.