“Nëse ref. në drejtësi s’miratohet këtë verë, e vështirë për Shqipërinë”
Reforma në drejtësi duhet të miratohet javët e ardhshme pasi çdo gjë është gati. Apeli vjen nga përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Jang Rudolf, i cili po viziton sot qytetin e Shkodrës.Sipas tij, kjo reformë do të sjellë klimë pozitive për biznesin dhe ekonominë në tërësi.Zyrtari i BE-së tha se reforma duhet miratuar brenda verës, pasi në të kundërt situata për Shqipërinë do të vështirësohet për zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani vitin e ardhshëm.Rudolf: Zbatimi i saj do përmirësoje klimën e biznesit, sjell rritje investimeve dhe ekonomisë. Çdo gjë është gati prandaj duhet miratuar javët e ardhshme. Nëse nuk arrihet deri në verë do kemi një situatë vështirë. Viti që vjen Franca dhe Gjermania, kanë zgjedhje dhe agjenda BE është e ngarkuar nuk do vijë më ky shans. Nëse e miratoni, Komisioni Evropian jep rekomandimet për çelje të negociatave.
/Ora News/