Mbi 1 mijë punëtorë të hekurudhës bllokojnë rrugën e portit: Të rishikohet koncesioni

Qindra punonjës të hekurudhës shqiptare kanë ndërprerë për 1 orë punën, në protestë për kushtet e këqija dhe degradimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Të mbledhur tek Ura e Djalanit, kanë bllokuar  hyrje-daljen e automjeteve dhe kamionëve në portin e Durrësit, çka solli trafik të rënduar. Kreu i Sindikatës së Hekurudhave Shqiptare Osman Meta tha se punëtorët kanë 4 muaj që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, ndërsa pagat i marrin me vonesë.Meta: Kemi katër muaj që nuk paguhen siguriacionet. Trenat shkojnë deri në kashar dhe nuk i shërbejnë askujt.Punonjësit thonë se Hekurudhës Shqiptare i janë bllokuar të gjitha burimet ekonomike nga koncesionarët. Sipas tyre, pengimi i hyrjes së trenave në portin e Durrësit po çon drejt falimentit transportin e mallrave.Punëtorët: Ne nuk hyjmë në portin e Durrësit. Është marrë me koncesion dhe nuk na lejojnë që ne të futemi me tren dhe të marrim mallrat dhe t’i transportojmë. Vijnë me maune nga porti në stacion. Është skandaloze.Qeveria duhet të vë dorë për të zgjidhur problemin.Punëtorët e hekurudhës  paralajmërojnë të tjera protesta, deri në grevë urie, në rast se kërkesat e tyre nuk meren parasysh./Ora News/