Autobusët e Kosovës dhe të Greqisë nuk hyjnë më në Tiranë

Të gjithë autobusët që vijnë nga Kosova dhe ata që vijnë nga Greqia nuk do të hyjnë më në Tiranë duke nisur nga java tjetër. Ata do të stacionohen tek Pallati i Sportit “Partizani”.Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, sipas të cilit autobusët e Kosovës dhe ata të Greqisë nuk do të mund të ndalojnë më në qendër të Tiranës, por as në Bulevardin “Zogu I”.Ai tha se nga transferimet e derimëtanishme të autobusëve si tek Dogana dhe transferimet e fundit, kanë lehtësuar trafikun në kryeqytet.Veliaj:  Kemi bërë gjithashtu disa ndryshime të reja. Këshilli i Ministrave i ka transferuar Bashkisë së Tiranës pallatin e sportit “Partizani” si një aset sportiv, por edhe si një hapësirë për akomodimin e autobusëve. Duke filluar nga kjo javë, autobusët e Kosovës dhe disa prej autobusëve të Greqisë do të transferohen tek Pallati i Sporteve “Partizani”. Unë e di që natyra njerëzore është e tillë që nuk kënaqet kurrë. Vetëm falë zhvendosjes tek ish-Dogana, tek terminali i përkohshëm dhe me këtë spostim, 2670 autobusë më pak hynë në Tiranë. Të 2670 autpbusët i kishit tek Teatri i Metropolit, tek Bulevardi Zogu i Parë. E di që këto autobusë nuk kanë ndonjë peshë shumë të madhe, por gurë gurë bëhet mur./Ora News/