Kërcënimi i Konit, PD: Rama kërkoi takim dhe zgjidhje informale; UT:Takimi zyrtar
Partia Demokratike dhe Rektorati i Universitetit të Tiranës kanë dhënë versione të ndryshime për kërcënimin e akademikëve Koni dhe Kule. Nga Partia Demokratike, Oerd Bylkybashi, tha se kryeministri Rama ishte në dijeni të kërcënimit, por vendosi të bënte takime informale për të mbuluar krimin. Kjo deklaratë është hedhur poshtë nga Universiteti i Tiranës. Rektori Mynyr Koni konfirmon se takimet me Ministrin Tahiri, Ministren Nikolla dhe me drejtues të tjerë të policisë janë bërë në mënyrë zyrtare.Partia Demokratike dhe Universiteti i Tiranës janë ndeshur me deklarata të kundërta lidhur me versionin e kërcënimit të akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule në raport me komunikimet zyrtare.PD: Kule denoncoi kërcënimin, Tahiri i premtoi zgjidhje përmes krimitDeputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm ishin në dijeni të kërcënimit të zotit. Kule dhe kërkuan zgjidhje në mënyrë infomale.Oerd Bylykbashi: Dhori Kule ka denoncuar në prokurori faktin se pasi ka bërë me dije kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë që ishte kërcënuar dhe kandidati për rektor, kryeministri e ka dërguar tek ministri i brendshëm, i cili në mënyrë krejt recidiviste, ashtu siç ka ndodhur edhe ca kohë më parë, kur thirri në zyrë, Durim Bamin dhe përpiqej ta zgjidhte çështjen në mënyrë krejt informale dhe të paligjshme, të dënueshme penalisht, përsëri,rektorit në detyrë, i premton se do ta zgjidhë ai çështjen dhe të gjitha provat tregojnë se zgjidhja do të ishte ajo që kjo qeveri di të bëjë më mirë.Menaxhimin e krimit, dhe nëpërmjet menaxhimit të krimit të zgjidhë problemet siç di ajo. Pra kjo qeveri përsëri jep provën se nëpërmjet kësaj formule të dërgon krimiminelët, të dërgon Shullazin, të krijon problemin dhe pastaj premton se mund ta zgjidhë. Eshtë prova e fundit që tashmë është e depozituar në prokurori, sesi kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin edhe nëpërmjet krimit vetëm nëpërmjet krimit, nëpërmjet Shullazit mund të zgjidhë dhe të menaxhojë jetën publike shqiptare.Denoncohet ky fakt në prokurori dhe vetëm pak orë më pas ish-kryeministri Berisha e ka deklaruar publikisht ku të gjithë jeni dëshmitarë, u arrestua Shullazi dhe të mos kishte ndërhyrë prokuroria ne do të ishim përsëri përpara asaj që Sajmir Tahiri di të bëjë më mirë. Do të menaxhonte në mënyrë private, në mënyrë informale, ashtu siç ai ka bërë edhe në rastet e tjera, duke i dhënë makinën e tij trafikantëve të drogës që ta përdornin për t'i dhënë imunitet, në të njëjtën mënyrë do t'i jepte imunitet kësaj bande, në të njëjtën mënyrë siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe duke menaxhuar krimin e duke e kthyer Shqipërinë, në një plantacion me drogë, ku jeta e shqiptarëve vlen zero, ndërkohë që interesi i vetëm është të rrisin pasurinë dhe nëpërmjet këtyre kriminelëve të mbrojnë aferat e tyre.Jemi përpara rënies së shtetit dhe përpara rënies së shtetit nuk mund të ketë asnjë garanci për shqiptarët veçse që t'i përgjigjen kësaj qeverie në mënyrën më të fortë të mundshme. Por kundëreagimi i kësaj qeverie është ajo që të gjithë e dinë. Dënohet Sali Berisha, ai që denoncoi këtë krim dhe dënohet vetëm e vetëm jo vetëm për t'i mbyllur gojën opozitës, por për t'i dhënë provën shqiptarëve që ne e mbrojmë krimin dhe me mbrojtjen që i japim këtij krimi askush nuk mund të guxojë që ta kundërshtojë këtë qeveri në zgjedhjet që do të afrohen.UT: Takimi i Kules dhe Konit me ministrin e Brendshëm ishte zyrtarPor në një njoftim për shtyp, Universiteti i Tiranës i rrëzon deklaratat e PD dhe konfirmon se takimet me Ministrat Tahiri, Nikolla dhe drejtues të policisë janë bërë në mënyrë zyrtare.UT: "Në takimin zyrtar që rektori i UT-së dhe kandidati për rektor ka zhvilluar me Ministrin e brendshëm, Ministren e Arsimit dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ju informojmë se ky takim ka qënë zyrtar dhe rruga e zgjedhur për t'u përballur me problematikën e shfaqur gjatë procesit zgjedhor në UT ka qënë vetëm ajo zyrtare".Ishte ish-kryeministri Berisha që denoncoi publikisht të shtunën e 16 prillit, vetëm 4 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Universitet kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni dhe të Rektorit Kule, nga njerëz të lidhur me botën e krimit, që siç tha ai, kishin mbështetjen e kryeministrit Rama.