Komisioni Hetimor për CEZ, Balla: Do të thirret Berisha dhe ish-ministra
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-anëtarët e kabinetit të tij qeveritarë që kanë pasur lidhje me proçesin e privatizimit të OSSH-së nga kompania çeke CEZ, do të thirren për të dëshmuar, në Komisionin Hetimor Parlamentar. Mazhoranca kërkoi hetim mbi këtë proçes në bazë të një auditi të Ministrisë së Energjitikës, ku rezulton se ky privatizim i ka sjellë Shqipërisë një dëm prej 414 milionë euro.Komisioni Hetimor Parlamentar për Privatizmin e OSSH-së i ngritur më kërkesë të mazhorancës, nisi punën në mungesë të deputetëve demokratë, të cilët kanë bojkotuar Parlamentin për 10 ditë.Hetimi parlamentar do të drejtohet nga socialisti Taulant Balla dhe objekti ku do qëndrohet është kontrata e shitjes së 76 përqind të aksioneve në vitin 2009 dhe proçedurat e ndjekura për zbatimin e kësaj kontrate.Deputetët e mazhorancës kanë gati planin e hetimit, ku sipas Taulant Ballës, për të dëshmuar do të thirren personat që kanë patur vendimarrjen, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha dhe ish-anëtarët e kabinetit qeveritar të tij.Balla: Do të ftohen të dëshmojnë para këtij Komisioni, përfshirë këtu Kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, ish-Ministrat e asaj kohe, drejtuesit e ERE, drejtuesit e shoqërisë dhe persona të tjerë të cilët ky Komision do ti vlerësojë si të domosdoshëm për të hedhur dritë mbi faktet e paraqitura sot për dëmin ekonomik të shkaktuar.Kërkesa e mazhorancës për të hetuar privatizimin e OSSH-së nga CEZ për Komisionin Hetimor si bazë ka një raport auditi të Ministrisë së Energjisë, ku rezulton se ky privatizim i ka sjellë Shqipërisë një dëm prej 414 milionë euro.Ndërkohë me përfundimin e bojkotit pritet që për çështjen CEZ të konstituohet një tjetër Komision Hetimor që objekt do të akt-marrëveshjen e mirëkuptimit mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke.