Rreziku nga qentë, 5 raste në ditë në Urgjencë si pasojë e kafshimit

Sipas Shërbimit Infektiv në QSUT, tre deri në pesë raste në ditë shkojnë në Urgjencë si pasojë e kafshimit nga qentë.Rreziku i shtuar kohët e fundit është kthyer në makth për prindërit e fëmijëve të vegjël, por edhe qytetarë të tjerë që mund të jenë objekt sulmi.Gazetarja: Ndihesh e rrezikuar nga qentë e rrugës?Qytetarja: Po, sepse kanë lloj-lloj sëmundjesh.Qytetari: Jo vetëm që jemi të rrezikuar por ata janë një burim infeksioni për të gjithë popullatën.Masat duhet të jenë të menjëhershme, nuk e di kujt i takon përgjegjësia e kësaj pune.Sipas legjislacionit në fuqi, ligji për veterinarinë thekson se zotëruesit e të gjithë llojeve të qenve duhet ti pajisin me maska në ambientet publike.Por ky ligj nuk zbatohet ashtu sikurse edhe injorohet kërkesa e Bashkisë së Tiranës për pajisjen e qenve me maska.Rasti i fundjavës, ku babai i një fëmije të kafshuar nga një Pitbull e qëlloi qenin me automatik duke rrezikuar jetën e një 19-vjeçari aty pranë është tregues i rrezikshmërisë së lartë që qentë kanë për qytetarët.Veterinerët kërkojnë vëmendje të veçantë si të padronëve të qenve të rrezikshëm si Pitbull dhe Doberman, por dhe kalimtarëve.Të zotët e këtyre kategorive të qenve këshillohet të mos i mbajnë në ambiente të mbyllura ata.Megjithatë ky zotëri duket se nuk ka shpëtim nga qentë dhe të ngjashmit e tyre në sjellje.Qytetari: Të gjithë qenë janë bërë!