Pafajësia e Mziut, Balla: Procesi gjyqësor pazar, nevojë urgjente për reformën në drejtësi

Vendimin e Gjykatës së Apelit për pafajësi të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, deputetit socialist Taulant Balla e ka quajtur qesharak dhe si një shembëlltyrë e degradimit të sistemit gjyqësor. Nëpërmjet një postimi në FB, Balla shprehet se procesi gjyqësor i tij ka qenë si një pazar që nuk ka lidhje me drejtësinë."Kam ndjekur me vëmendje se si u përjashtuan nga trupa dy gjyqtarë me të cilët dështuan negociatat e pazarit dhe si pas shumë "procedurash" u gjetën dy gjyqtare "të besueshme" për të dhënë "drejtësi.", shkruan Balla në FB.Balla shkruan se në trupën gjqësore ishte militantja e PD dhe bashkëshortja e të ndjerit, Azem Hajdari."Si ka mundësi që kaq hapur në një proces gjyqësor ndaj "liderit të ri karizmatik" të PD, sikurse është Xhelal Mziu, mund të pranohet që në trupën gjyqësore të jetë militantja botërisht e njohur e PD, Fatmira Hajdari (njëkohësisht bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari)", shkruan Balla.Deklarata e Balles ne FBMe një vendim sa qesharak aq edhe shëmbëlltyrë e degradimit ku është sot sistemi gjyqësor në Shqipëri, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Xhelal Mziun për akuzën e provuar të shpërdorimit të detyrës. Megjithëse Kryetari i Bashkisë së Kamzës, në prill të vitit të kaluar u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burgim për shpërdorim detyre, sot tre gjyqtarë e çliruan përkohësisht Xhelalin nga përgjegjësia.Unë e kam ndjekur me vëmendje këtë proces, të cilin e konsideroj pa asnjë dyshim, një proces tipik pazari, po asnjë lidhje me drejtësinë.