Tahiri e Bushati në ministerialin e Selanikut: Të dënuar për të rritur bashkëpunimin
Kriza e emigrantëve ka mbledhur në një takim në Selanik ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të rajonit.Në takimin ku marrin pjesë edhe zyrtarë të Komisionit Europian dhe Ministrisë së Jashtme të Holandës, qeveria shqiptare përfaqësohet ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.Në një pronocim për medait ministri Tahiri theksoi se kërkohet më shumë bashkëpunim për këtë krizë të rëndë por edhe për të garantuar sigurinë në kufijtë europianë."Ky takim shërbeu fillimisht për të kuptuar të gjithë bashkë se jemi të dënuar për të bashkëpunuar shumë më shumë nga ç'kemi bërë deri tani. Çdo motiv që kemi pasur për mos të bashkëpunuar përballë sfidës së refugjatëve kthehet në zero, e na ve përpara detyrimit që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë fillimisht për të shkëmbyer informacion; bashkërisht të përballemi me sfidën e garantimit të sigurisë duke bërë ç'është e mundur që në cilindo prej vendeve europiane apo të rajonit, elementë radikalë e terroristë të mos penetrojnë nëpërmjet krizës së refugjatëve, duke venë në rrezik vlerat, të cilat ne mbrojmë në Shqipëri, rajon dhe më gjerë."Ndërkaq ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ritheksoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane bazuar në ndjenjën e solidaritetit dhe kapacitetit, si dhe vullnetin për të mbajtur gjallë vlerat, parimet dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare."Bashkëpunimi cilësor i vendeve kandidate me ato anëtare të BE-së, duhet të shndërrohet në një mundësi për të përforcuar angazhimin politik për të përshpejtuar proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor"Në kuadër të ketij ministeriali, Ministri Bushati zhvilli një takim dypalësh me homologun grek Nikos Kotzias. Palët shprehën rëndësinë e vijimit të dialogut midis dy qeverive të vendeve tona, në kuadër të rritjes së frymës së besimit dhe nevojës së konkretizimit të veprimit, për të avancuar drejt zgjidhjeve për çështjet dypalëshe./Oranews.tv/