Kinë, hapet ura e varur e Longjiang
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2016, 14:02
Një nga urat e varura më të gjata dhe më të mëdhaja në Azi është tashmë më në fund e kompletuar e gjitha. Pas pesë viteve punë intensive në ndërtimin e saj, ajo do të hapet javën e ardhshme. Kjo urë e mrekullueshme mbi lumin Longjiang në provincën e Yunnan, në jug perëndim të Kinës është me një gjatësi prej 2,4 km dhe një lartësi prej 280 metra mbi nivelin e detit. Për ndërtimin e kësaj ure janë dashur 1.5 miliard yuan rreth 230 milionë dollarë.


