"Jam zhgënjyer por nuk dorëzohem" pas letrës Suela gjendet e mbytur në fyt
Gjykata e Shkodrës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 47 vjeçarit Sadetin Sula dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa çështjen ja kaloi Krimeve të rënda.Ai dyshohet si autor i vrasjes së bashkëshortes, 39 vjeçares Suela Sula ngjarje e ndodhur në 19 prill në mobilierinë që çifti kishte në bashkëpronësi, në fshatin Melgush.Fillimisht ishte organi i akuzës që përpara trupës gjykuese të kryesuar nga Irida Kacerja shpalosi provat e gjetura në vendngjarje dhe konstatimet për krimin. Prokurori Smaçi tha se viktimës i janë konstatuar shenja dhune në trup si në pjesën e qafës e fytyrës ku janë parë edhe gërvishtjet.Sipas tij, pas vrasjes së 39 vjeçares në vendin e punës, pikërisht në mobileri është gjetur edhe një letër ku shkruhej: “Kam kaluar momente që nuk kam menduar se do t’i kaloja, kam takuar njerëz që nuk kam menduar se do t’i takoja dhe jam zhgënjyer nga njerëz që se prisja, por nuk dorëzohem”.Gjithashtu në referimin e tij prokurori i çështjes tha se Sula kishte shfaqur shenja xhelozie ndaj bashkëshortes, duke mos e lënë të shkonte tek motra, fakt që është pranuar edhe nga njëra prej motrave të viktimës.Nga kçyrja e telefonit të Suela Sulës telefonata e fundit ka qënë në orët e para të mëngjesit të ditës së 19 prillit me të birin, ndërsa më herët përpara shkuarjes në punë bashkëshortit i kishte rrëfyer se ka shtrëngim në gjoks.Ky i fundit mësohet ti ketë thënë të mos mbajë mendjen tek shqetësimet e tjerëve, pasi 39 vjeçarja kishte njërën motër me probleme shëndetësore. Në leximin e pretencës prokurori tha se oraret e deklaruara nga 47 vjeçari nuk përputhen dhe bazuar në provat e grumbulluara dhe dëshmitë e marra rezulton se ajo është vrare në shenjë xhelozie e sipër.Bazuar në këto fakte ai kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimin dhe dhënien e masës së sigurisë arrest me burg. Avokati mbrojtës Ilir Golemi hodhi poshtë këtë qëndrim të organit të akuzës duke theksuar se klienti i tij dhe bashkëshortja e ndjerë kishin marrëdhënie të mira, dilnin jashtë Shqipërie përherë bashkë dhe dyshimet e prokurorisë nuk janë të bazuara në prova.Duke e quajtur ndalimin e klientit të tij në shkelje të ligjit, si dhe bazuar në deklarimet e bëra në polici në mënyrë të vullnetshme prej 47 vjeçarit, ai kërkoi vlerësimin të paligjshëm të arrestimit dhe lirimin e menjëhershëm.Vetë 47 vjecari Sadetin Sula në pak fjalë të thëna para togave të zeza deklaroi se marrëdhëniet me bashkëshorten i ka patur të shkëlqyera dhe pas kësaj ngjarje imazhi i tij është prishur, e familja i është shkatërruar.“Të vendoset drejtësi dhe të dalë në pah e vërteta. Madje jam i gatshëm të investoj për zbardhjen e ngjarjes nëse shteti si ka mundësitë” tha Sula duke i qëndruar kërkesës së avokatit për ta lënë të lirë. Ai mohoi se letra e gjetur është shkruar nga bashkëshortja, pasi nuk është kaligrafia e saj.Në përmbyllje të kësaj seance të zhvilluar me dyer të mbyllura, trupi gjykues pasi dëgjoi palët e vlerësoi të ligjshëm ndalimin duke e lënë në burg Sadetin Sulën. Çështja, duke u shpallur si moskompetencë për tu gjykuar nga gjykata e Shkodres, i kaloi krimeve të rënda.
/Ora News/