Xhelal Mziu i pafajshëm!
Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen për krybashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu dhe dy varëtesit e tij Bujar Loshi dhe Alti Hoti të akuzuar për "shperdorim detyre" dhe pabarazi ne tendera. Vendimi u prit me ovacion ne sallën e gjyqit nga mbeshtesit e krybashkiakut.Në këtë menyre treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Lefter Jahja, ka prishur vendimin e Shkallës së Pare qe e kishte dënuar Mziun me 2 vite burg.Pas seancës kryebashkiaku i Kamzës u shpreh se drejtesia u vu në vend ndërsa i konsideori politike akuzat ndaj tijMziu u dënua më 10 Prill 2015 dhe pas një viti Prokuroria mbajti të njëjtin qëndrim duke kërkuar shpalljen e tij fajtor dhe dënimin me 2 vite burg. Ndërsa avokatët dhe vete i akuzuari kërkuan pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale pretendim ky që u pranua nga Gjykata e Apelit.Gjykata e dënoi Mziun me dy vite burg më 10 prill të vitit të shkuar. /Oranews/