Arrestohen dy të rinj, plagosën me thikë bashkëmoshatarin në Babrru
Efektivët e komisariatit numër 5 në kryeqytet kanë vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës dy të rinj, të dyshuar si autorë të plagosjes me thikë të një bashkëmoshatari të tyre.Rreth orës 19:30 u bë i mundur arrestimi i Geraldo Meta 19 vjeç dhe K. Z 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.Policia bën me dije se “më datë 20.04.2016, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur "Babrru", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Z sëbashku me shtetasin Geraldo Meta kanë goditur me thikë shtetasin A. M 19 vjeç banues në Tiranë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”.I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për mjekim të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale i'u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasve K. Z. dhe Geraldo Meta.