Presidenti i Bundestagut gjerman në Tiranë, fjalim në Kuvend e takim me Metën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2016, 10:57
Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, do të zhvillojë nesër një vizitë në vendin tonë. Vizita e Lamert në Tiranë është me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.Axhenda e zyrtarit të lartë gjerman do të nisë fillimisht me një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë solemne në orën 09:20.Pas fjalës në Kuvend, ai do të ketë një takim me kryeparlamentarin Meta në 09:45.